Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle.
Lajmi për Viktor Kukën që u raportua para disa ditësh doli të jetë i vërtetë, por pos tij Malisheva u përforcua edhe me gjashtë futbollistë të tjerë, dy prej të cilëve vijnë edhe nga Ballkani.
Të gjithë futbollistët e prezantuar nga Malisheva:
Viktor Kuka, Arbios Thaqi, Ardian Hoti, Bleon Sekiraqa, Ardian Hoti, Endrit Asllanaj, Flamur Gashi.
Njoftimi i plotë i skuadrës (pandërhyrje):Fc Malisheva arrin marrëveshje me 7 futbollist, 2 prej tyre vijne nga Fc Ballkani ne forme huazimi të cilin e falenderojme për këtë bashkpunim.Drejtuesit e klubit dhe lojtarët kanë gjetur akordim për bashkëpunim për 6 muaj me mundesi vazhdimi !Arbios Thaçi ( mesfushor ) ka mbrojtur ngjyrat e Drenices.Viktor Kuka ( mbrojtës ) lojtar kampion me Prishtinen, Driten, dhe ka luajtur për Ferizajin dhe se fundmi Ferronikelin.Armend Abazi ( sulmues ) ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës dhe Ferizajit.Ardian Hoti ( mbrojtës ) ish antar i Kf Llapit, dhe se fundmi i Lirisë nga Prizreni.Bleon Sekiraqa ( sulmues ) llapjani i talentuar i cili ka luajtur për Prishtinen dhe Ballkanin vie ne formë huazimi.Endrit Asllanaj ( mesfushor ) 19 vjeqari i talentuar nga Suhareka vie ne forme huazimi.Flamur Gashi ( portjer ) golmani I Ballkanit ne këtë gjysem sezon do ta vesh fanelen e Fc Malishevës.Klubi ju dëshiron suksese të mëtutjeshme gjatë pjesës së dytë kampionale futbollistëve të lartëcekur dhe gjithë skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaçi.