No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë...

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Futbollisti e ka shprehur gëzimin e tij dike postuar menjëherë në rrjetet sociale një fotografi kur ka qenë fëmijë, i veshur me ngjyrat e klubit të Stambollit. Pengu i vetëm? Nuk ka mundur të marrë pritjen klasike të nxehtë të tifozëve turq në aeroport.

Nëse për transferimin e Falcao te Galatasaray është ndalur qytetit, e lehtë të imagjinohet se për Ozil do të kishte qenë një kaos i vërtetë.

Por ka fituar Covid-19, me lojtarin që është pritur nga shumë gazetarë dhe shumë pak tifozë. Për kompensim, askush nuk ka dashur të humbasë udhëtimin e Ozil. Kështu, siç kanë shpjeguar burime të Flightradar, fluturimi që ka dërguar kampionin e botës nga Londra në Stamboll ka qenë më i ndjekuri në histori, edhe me një diferencë të madhe.

Faqja, që monitoron situatën e fluturimeve botërore, ka parë një rritje të madhe të trafikut në Turqi. Dhe në fund të 2501 kilometrave të fluturimit të Ozil, kanë qenë plot 312.676 persona që janë lidhur për të mësuar se ku ishte në atë moment gjermani.

Duke marrë parasysh se deri në momentin e mbërritjes së Ozil, fluturimi më i ndjekur drejt Stambollit ka marrë vetëm 6 mijë klikime, mund të kuptohet se transferimi i gjermanit te Fenerbahce është një nga ato operacione që kanë një domethënie më të madhe se sa thjesht një goditje në merkato.

Kthimi i Mesut në atdheun e origjinës ka qenë i denjë për një yll planetar. Tani mbetet vetëm për të parë se çfarë do të ndodhë në fushë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments