No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij me Real Madrid. Megjithatë, sikurse thotë trajneri i bavarezëve, “shpresa vdes e fundit”. 28-vjeçari del jashtë kontratës me gjigantët e Bundesliga në fund të sezonit actual, ndaj mund të transferohet ku të dojë falas.

Babai i lojtarit, George Alaba, tha të martën se ende nuk ishte marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, me klubet e tjera ende të interesuara. Real Madridi duket se është destinacioni i tij më i mundshëm, por, pas 12 vitesh dhe më shumë se 400 ndeshjeve në Mynih, Flick do të dëshironte ta shihte të qëndronte aty:

“Këto janë gjëra gjithmonë të mundshme, kur ka një afat transferimi dhe kontratat po skadojnë. Për momentin duhet të pranoj se nuk kam dëgjuar asgjë prej tij në lidhje me këtë temë. Ama, shpresa vdes e fundit. Unë e di që gjërat po shkojnë drejt një drejtimi, që do të thotë ndryshim ekipi për të. David Alaba bëri një paraqitje të mirë kundër Freiburg dhe është e rëndësishme të qëndrojë i përqendruar.

Kështu e përjetoj unë, ashtu si gjithë ekipi. Ne duhet të vazhdojmë përpara, sepse gjëra të tilla janë të mundshme në futboll. Gjithmonë ka ndryshime në fund të një sezoni. Ndryshimi, gjithashtu sjell potencialin për ta zhvilluar ekipin. Ne do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për momentin”.

Në rast largimi të austriakut, Flick tha se Bayerni do të gjejë zëvendësues në merkaton e verës: “Padyshim, David Alaba është një lojtar i vlefshëm jo vetëm për ekipin në fushë, por edhe në dhomën e zhveshjes e gjetkë. Por, këto lloj gjërash (transferimesh) ndodhin. Atje ku e çon rruga, ne nuk e dimë. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin nuk kam ndonjë mendim rreth kësaj. Nëse një lojtar i kalibrit të tij largohet, klubi duhet të reagojë dhe të marrë një tjetër. E ardhmja do të tregojë se çfarë do të ndodhë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Recent Comments