No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do të ketë një mision të vështirë përpara, për shkak se “demat” ndodhen në vendin e tretë nga fundi dhe po tentojnë shpëtimin nga rënia në Serie B.

Në të shkuarën ai ka qenë i suksesshëm me klube që luftojnë për mbijetesën, sikurse edhe klubi i Torinos e thekson edhe në deklaratën e zyrtarizimit të tij në krye të stafit teknik. “Torino Football Club janë të lumtur t’ju njoftojnë se Davide Nicola është emëruar trajner i ri.

Davide Nicol ka lindur në Luserna San Giovanni, afër Torinos, më 5 mars të vitit 1973. Si lojtar ai ka luajtur me fanellën e Torinos në sezonin 2005/2006, duke ndihmuar skuadrën të ngjitej në Serie A me golin e tij kundër Mantova në kohën shtesë të finales së play-off.

Në vitin 2010 ai nisi karrierën si trajner/ E paharrueshme aventura e tij te Crotone, duke marrë 20 pikë në ndeshjet e fundit dhe duke siguruar qëndrimin në Serie A. Një arritje e madhe për të edhe sezonin e kaluar, kur ndihmoi skuadrën e Genoa të shmangte rënien.

Presidenti Urbano Cairo i uron mirëseardhjen trajnerit Nicola dhe i uron atij dhe stafit fat. Gjithmonë forca demat”, shkruhet në komunikatën zyrtarë të Torinos në kanalet zyrtare të komunikimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Trepça në top formë, e mposht edhe Bashkimin

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 88:72 (26:13, 17:29, 23:14, 22:16), në kuadër të javës së 22-të në FIVE STAR Superligën e...

Nuk ka fitues në derbi, super Benzema mban Realin në garë për titull

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Atletico-Real përfundoi në barazim 1-1. Luis Suarez kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, teksa Karim...

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Recent Comments