Partizani ka objektiva të qartë në këtë merkato janari. Gledi Mici dhe Sabien Lilaj janë dëshirat e klubit.
Të dy janë pjesë e Prishtinës dhe me kontratë, por Partizani ka bisedime dhe i pret të dy futbollistët në kryeqytet, pasi të rikthehen nga Antalia, aty ku Prishtina do të luajë finalen e Superkupës së Kosovës kundër Dritës.
Sipas “PanoramaSport” për Micin pritet të paguhet kartoni i tij, ndërsa Lilaj mund të vijë në formë huazimi.
Ndërsa pista “Hasani” është nuk është mbyllur dhe te Partizani mbeten optimistë për firmën e fantazistit 30-vjeçar.
Me ardhjen e mundshme Micit, Lilajt dhe Hasanit, pa diskutim që të kuqtë do të ishin favoritët absolutë për fitimin e titullit kampion.