No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit në Premier League. Pengesat e dëmtimeve janë bërë alarmante në “Anfield” këtë sezon. Opsionet mbrojtëse janë shkatërruar nga lëndimet e parakohshme, me Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip, të gjithë në “infermieri”.

Alisson mbetet një lider i besueshëm për “Reds”, edhe pse ka pasur disa shqedtësime në shpatull. Paraqitja e tij e fundit ishte e jashtëzakonshme. Reflekse dhe pritje që të lënë me gojë hapur, në ndihmë të barazimit pa gola ndaj Manchester United. Klopp i tha faqes zyrtare të Liverpool: “Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit kur, nëse nuk shfrytëzoni shanset tuaja të hershme, loja do të bëhet më e vështirë. Ata kishin dy shanse vërtet të mëdha, ku na shpëtoi Alisson. Zoti im, çfarë portieri është ai! Ne patëm një rast ideal me Bobby (Firmino), nuk e di saktësisht se si ndodhi, si topi nuk hyri brenda në rrjetë.

Kjo është situata për momentin. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë. Nuk po shënojmë gola të mjaftueshëm për momentin. Shaqri është në një formë vërtet të mirë. Mbase mund të kishte luajtur edhe pak, por nuk isha i sigurt. Kishte kaluar një kohë të gjatë pa aktivizim nga fillimi, por ishte me të vërtetë mirë, veçanërisht në gjysmën e parë të orës. Shaqiri na ndihmoi masivisht”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments