No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar përveç se u vlerësua lartë, ai kishte edhe statistika mbresëlënëse në këtë triumf të The Gunners.

Xhaka arriti që me pasime, ndërprerje të aksioneve, duele të fituara e me radhë, të ishte kyç në fitoren e Topçinjve:

I pari në rikuperim të topave, 112 prekje të topit, 95 për qind e topave të prekur (më shumë se çdo bashkëlojtarë tjetër), 93 për qind saktësia e pasimeve, Gjashtë nga shtatë topa të gjatë të suksesshëm, Tre nga tre driblime të kompletuar, Vetëm 10 për qind e ka humbur posedimin e topit, Dy ndërhyrje të suksesshme.

Mikel Arteta para takimit me Newcastlen e kishte vlerësuar lartë Xhakën për kontributin që po jep në takimet e fundit, duke e përshkruar atë si një lojtar fenomenal.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nuk ka fitues në derbi, super Benzema mban Realin në garë për titull

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Atletico-Real përfundoi në barazim 1-1. Luis Suarez kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, teksa Karim...

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Recent Comments