No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Guardiola: Fitore e rëndësishme, po shkëlqejmë edhe në mbrojtje

Guardiola: Fitore e rëndësishme, po shkëlqejmë edhe në mbrojtje

Manchester City siguroi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti 4-0 në shtëpi Crystal Palace dhe tani është ngjitur në vend të dytë në Premier League.

Diferenca me United kryesues ka shkuar dy pikë, teksa “Cityzens” kanë për të luajtur një ndeshje më shumë. Pep Guardiola është i kënaqur me ecurinë e djemve të tij, siç edhe u shpreh në prononcimin pas ndeshjes.

U treguam të aftë, të duruar dhe të zgjuar. Crystal u mbrojt shumë mirë në minutat e para të ndeshjes. Jam i kënaqur, pasi arritëm një fitore të rëndësishme.

Po na ecën mirë edhe aspekti mbrojtës, bëjmë shumë pak gabime në prapavijë. Stones dhe Dias po na ndihmojnë. Jam i kënaqur sidomos për Stones (shënoi dy gola), e meritonte një mbrëmje të tillë“, deklaroi trajneri spanjoll. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments