No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e...

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj skuadre, Bledar Devolli beson që ‘kuqezinjtë’ mund të arrijnë të luftojnë edhe për trofeun e kupës, krahas ‘misionit’ mbijetesa që i pret në pranverë, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku gjirokastrit ka folur për Gazetën “Sheshi” duke zbuluar planin e fazës përgatitore, ndeshjet kontrollues, përforcimet dhe largimet te skuadra që ai drejton.

“Fazën e parë të përgatitjeve e kemi përfunduar në Kosovë dhe fatmirësisht çdo gjë ka shkuar mirë, ani pse kushtet atmosferike nuk ishin edhe aq të mirë. Ishte me rëndësi sepse kaluam pa lëndime dhe tashmë jemi akomoduar në Shqipëri, me ç’rast po vijojmë me pjesën kryesore të përgatitjeve”, theksoi fillimisht Devolli.

Behar Ramadani, Eglentin Gjoni, Donald Rapo, Dionis Cikani, Dardan Rugova, Erlis Frashëri dhe Kreshnik Uka i huazuar nga Prishtina janë ardhjet e ‘kuqezinjve’ në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë kryetrajneri Devolli paralajmëron edhe ardhje të reja, njësoj sikurse paralajmëron dhe largime.

“Do të ketë të tjera përforcime sepse duam të dublojmë çdo repart për të futur konkurencë në ekip. Po ashtu do të ketë edhe largime për ata që nuk kanë dhënë atë që pritej nga klubi dhe stafi”, potencoi 43 vjeçari.

Drenica ka zhvilluar një ndeshje miqësore deri më tani, atë me Malishevën (Të fituar 1-0), ndërkohë që planifikon t’i zhvillojë edhe katër duele të tjera.

“Deri më tani kemi zhvilluar një miqësor me Malishevën dhe kemi për t’i zhvilluar edhe katër të tjera. Kemi prenotuar me Gjilanin dhe Tomorin ta zhvillojmë nga një të tillë, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të shiqojmë mundësinë për të aranzhuar dhe dy ndeshje tjera miqësore”, shtoi Devolli.

Objektivi kryesor i Drenicës në pranverë do të jetë sigurimi i ekzistencës, ndërkohë që pas hedhjes së shortit dhe përforcimeve të bëra “Shqiponjave të Zeza” tashmë u është shtuar apetiti.

“Objektivi ynë është të sigurojmë mbijetesën. Por, duke parë se çfarë ekipi kemi krijuar, pa dyshim që synojmë të arrijmë sa më lartë edhe në trofun e Kupës. Shorti besoj na buzëqesh sepse duke i parë edhe çiftet e tjera, besoj që ka qenë i mirë. Gjithssi ne kemi objektiva të kalojmë këtë tur dhe të shkojmë deri në fund, ashtu siç e tha më lartë sepse klubi dhe tifoztë që janë të shumtë e meritojnë këtë gjë”, përfundoi Devolli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nuk ka fitues në derbi, super Benzema mban Realin në garë për titull

Nuk ka fitues në derbin e Madridit. Atletico-Real përfundoi në barazim 1-1. Luis Suarez kaloi vendasit në avantazh pas çerek ore lojë, teksa Karim...

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Recent Comments