No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund...

Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund t’i bashkohet përfundimisht Kosovës

Sulmuesi kosovar i Brightonit, Andi Zeqiri po vazhdon të jetë prej çështjeve më të përfolura nga mediet kosovare dhe ato zvicrane.
Ai vazhdimisht ka qenë i lidhur me përfaqësim të ndonjë Kombëtares së Kosovës ose asaj të Zvicrës, shkruan Periskopi.
Derisa mediet zvicërane vazhdimisht shprehnin optimizëm se ai do ta zgjedhë të luajë për ‘helvetikët’, ato kosovare tregonin një anë tjetër dhe, bazuar edhe në deklaratat e babait të Andit – Avdiut – shpreshnin bindjen se 24-vjeçarin do ta shohim në fanellën e ‘Dardanëve’.
Periskopi ka kontaktuar sot me babain e Andit, Avdiun, i cili ka treguar se në mesin e muajit shkurt, saktësisht me 15 shkurt do të udhëtojë drejt Kosovës kur edhe do të zhvillojë një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
‘Më 15 shkurt do të vij në Kosovë dhe sigurisht se do të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi,” u shpreh Avdiu fillimisht.
”Duhet të them se, nëse arrihet marrëveshja, Ademi është më meritori për këtë. Ai vazhdimisht qëndron në kontakt me Andin, madje i shkruan edhe personalisht.
”Pasi të arrihet marrëveshja, do ta them edhe publikisht se njeri më meritor për prurjen e Andit në Kombëtare është Ademi.”
Për më tepër, ai ka theksuar se Zvicra po bën vazhdimisht presione burokratike dhe po vë pengesa që ai të ndryshojë mendje sa i përket Kombëtares që do ta përfaqësojë.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments