No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën 2-1 nga Athletic Bilbao. Real Madridi pësoi kështu të njëjtin fat si katalanasit më 2020, kur eliminimi në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit bëri që trajneri Ernesto Valverde të humbasë punën e tij.

Trajneri francez ndjen se skuadra e tij nuk arriti standardet e larta, që ai pret, në pjesën e parë, por nuk do ta bëjë dramë: “Pjesa jonë e parë ishte e vështirë, ne nuk u futëm mirë në lojë, ata shënuan dy gola. Kundërshtari kishte dy raste dhe shënoi dy gola. Kur je me dy gola disavantazh është gjithmonë e vështirë.

Pastaj kemi pasur një pjesë të dytë më të mirë, kemi krijuar raste, kemi pasur disa mundësi, por kemi shënuar vetëm një gol. Për mua nuk është një dështim. Dështim nuk është kur përpiqesh, jep gjithçka në fushë. Jeta është e tillë, nuk mund të fitosh gjithmonë. Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë është të fitojmë, por nuk mund ta bësh gjithmonë”.

Real Madridi nuk kishte humbur që nga 1 dhjetori dhe Zidane pret që skuadra e tij të reagojë, pasi humbi një tjetër trofe: “Ne patëm një ecuri të mirë, tani kemi dy barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e fundit. Duhet të vazhdojmë të punojmë për ta ndryshuar dinamikën shpejt. Ajo që ne mund të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara si një ekip”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments