Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin turke. Ai që nga fillimi i këtij edicioni ka stërvitur në skuadrën turke dhe me potencialin e tij ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit për nënshkrimin e kontratës profesionale. Tusha para se të shkonte në Turqi ka luajtur për skuadrën Vardar nga Shkupi, derisa ka qenë vazhdimisht pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares së Kosovës, U17 dhe U19. Denizlispor aktualisht është në pozitën e parafundit në elitën e futbollit turk.