No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por deri më tani ai nuk ka arritur të depërtojë mes yjeve dhe të fitojë minuta në ekipin e parë.

Që nga ardhja e tij, Dajaku ka luajtur vetëm në dy ndeshje në Bundesliga me ekipin e parë të Bayern, pa mundur të lërë gjurmë. Ndërkohë me Bayern Munchen II ai zhvilloi 43 ndeshje dhe shënoi shtatë gola.

Tashmë mësohet se Dajaku nuk do vazhdojë më në këtë sezon në Bavari. Ai dhe Bayern kanë rënë dakord për huazim deri në fund të sezonit dhe Union Berlin është skuadra që do përfitojë nga shërbimet e 19-vjeçarit.

Mediet gjermane e bëjnë fakt të kryer, teksa sulmuesi me origjinë dardane do ketë mundësinë të luajë në një ligë më të fortë siç është Bundesliga, ku përballë do ketë edhe Bayernin apo ekipe si Leipzig dhe Borussia Dortmund. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments