No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë njerëz kanë investuar për ta prishur një diçka që kemi krijuar. Për fat të keq presidenti (Arsim Kabashi, v.j) është i papërvojë dhe po më duket se ka ra pre e këtyre fjalëve të njerëzve, që janë zvarranikë, janë pakurrizorë, por i falet sepse nuk e njeh futbollin. Po ta kishte njohur futbollin, atëherë kisha pasur të drejtë të hidhërohem. Por, ai është një njeri që ka investuar jashtëzakonisht shumë në sport, është një njeri me të cilin edhe sot i kam marrëdhëniet e shkëlqyeshme”, ka theksuar Munishi për emisionin “Dhoma e rrëfimit” në T7, transmeton Futbolli.info.

Munishi ka thënë se meritat që Ballkani ka arritur në nivelin e tanishëm i ka pikërisht ai dhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi. “Ai e ka marrë një klub që ishte mesatar në Ligën e Parë dhe së bashku me mua  e kemi bërë gjigant të futbollit të Kosovës, duke prodhuar talente dhe lojëra atraktive. Shkarkimi im ka ndodhur që ne kemi qenë shumë të fortë dhe njerëzit kanë investuar për të na prishur dhe ja kanë arritur qëllimit. Shumë njerëz kanë investuar për të ndodhur kjo, derisa edhe ndeshja me Gjilanin ka qenë ajo ku jemi thyer keq. Unë i kam rezervat e mia për këtë ndeshje sepse gjithçka çfarë fluturon nuk hahet. Aty ka filluar thyerja mes meje dhe klubit”, ka shtuar Munishi.

Sa i përket pasardhësit të tij te Ballkani, Blendi Shkëmbi, trajneri prishtinas nuk ka folur shumë: “Unë Blendin e njoh më përpara se Ballkanin dhe presidentin e Skënderbeut e kam mik të mirë dhe më ka ardhur keq që në ndarjen time është përfolur emri i Skënderbeut. Për hir të futbollistëve u dëshiroj vetëm sukses dhe deri në fund të këtij edicioni do të jem tifoz i Ballkanit dhe nuk do të marrë drejtimin e asnjë skuadre”, ka nënvizuar Munishi.

Munishi duke folur për federatën e futbollit ka thënë se presidenti i saj, Agim Ademi është njeriu i duhur që mund ta çojë përpara futbollin e Kosovës.

“Çdo gjë që ndodh në futbollin e Kosovës përgjegjëse është Federata, por presidenti aktual Agim Ademi ka filluar disa reforma. Ai nuk e ka marrë federatën në gjendje të mirë, por ai din ta përmirësojë futbollin. Kam shumë besim se ai do ta bëjë një gjë të tillë sepse vjen nga futbolli.

Pas vdekjes së Vokrrit është përfolur se do të vijnë njerëz të tjerë në krye të federatës, por përkrahja jonë ka qenë për të sepse ai ka kontribuar edhe para luftës edhe pas luftës në futboll. Agim Ademi është produkt i futbollit të Kosovës. Ai i dinë të gjitha gjërat dhe nuk i ikën asgjë, andaj jam i bindur se ai do ta bëj një gjë të tillë. Ne tani jemi në një udhëkryq – ose do të shkatërrohet futbolli i Kosovës ose do të rregullohet”, është shprehur Munishi.

Ai si favorite për titull në këtë edicion e ka vlerësuar Dritën, derisa ka shprehur shpresën që Kupën ta fitojë Ballkani. Ai në fund ka paralajmëruar rikthimin në drejtimin e një skuadre në edicionin e ardhshëm, teksa deri atëherë do ta kryejë punën e analistit në një televizion.   

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments