Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës.
Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme në kuadër të UEFA Champions League.
Gazeta e njohur spanjolle MARCA, ka shkruar për ekipin kosovar.
“Para se të nisen për në Barcelonë, ekipi i Prishtinës bën homazhe te heronjtë e tyre: Fadil Vokrri dhe Adem Jashari”
Ndeshja mes Barcelonës dhe Prishtinës zhvillohet sonte nga ora 18:30.
