No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lazio gjunjëzon Romën, Muriqi luan nga minuta e 82-të

Lazio gjunjëzon Romën, Muriqi luan nga minuta e 82-të

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A.

Bardhëekaltërit ishin më të disponuar për lojë dhe filluan sulmet shumë herët drejt portës së romakëve.

Ciro Immobile përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Romës, duke shënuar për 1-0 në minutën e 14-të të takimit.

Kur Roma pritej të kthehet në lojë Lazio e shokon sërish, pas një gabimi të njëjtë nga mbrojtja romake.

Manuel Lazzari asiston te Luis Alberto i cili me një goditje të saktë shënon në portën e Pau Lopez për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më shumë, ndërsa e dyta nisi më mirë sërish për Lazion.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, ishin rë rrezikshëm në fillim të fraksionit të dytë, por pa sukses.

Në minutën e 67-të u mbyll edhe dilema e fituesit pasi Lazios shënoi golin e tretë.

Jean Akpa Akpro asistoi te Luis Alberto i cili gjen bukur hapësirat dhe me një goditje të saktë shënoi për 3-0.

Në këtë ndeshje kishte edhe pak minuta për Vedat Muriqin i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të dhe shijoi fitoren e parë në derbi me fanellën e Lazios.

Pas kësaj ndeshje Roma mbetet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments