No menu items!
Ballina KRYESORE Barcelona tjetër nivel, e mposht Prishtinën 9:2

Barcelona tjetër nivel, e mposht Prishtinën 9:2

Prishtina është mposhtur në Spanjë sonte nga Barcelona me rezultat të thellë. Pavarësisht humbjes, Mabetex Prishtina pati një paraqitje të mirë ku shënoi dy gola.

Prishtina ka humbur me rezultat 9-2 nga skuadra kampione e Europës, Barcelona.

Deri në minutën e 8 Prishtina arriti që ta ruajë portën e paprekur por mandej ishte Barcelona që shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi Dyego në minutën e 12 kurse në minutën e 13 shënoi edhe Esquerdinho.

Barcelona do të vazhdonte që të shënonte Shiraishi shënoi në minutën e 15-të kurse 2 minuta më vonë shënoi edhe Joselito.

Por në minutën e 17 do të shënonte edhe Prishtina me anë të Dervishajt.

Në minutën e 18 për Barcelonën shënoi edhe Rodrigues.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Prishtina do të luajë edhe 20 minuta të tjerë kundër kampionit të Europës në futsall, Barcelonës.

Në pjesën e dytë Prishtina do të pësonte edhe katër gola.

Esquerdinha shënoi në minutën e 21-të derisa Ibishi shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të.

Esquerdinha do të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 31-të,  derisa dy golat e fundit do të shënoheshin nga Povil në minutën e 33 dhe 38-të.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments