No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR PSG thyen Marseillen, Superkupa për herë të dhjetë në Paris

PSG thyen Marseillen, Superkupa për herë të dhjetë në Paris

Pak ditë kanë mjaftuar që Mauricio Pochettino të fitojë trofeun e parë në stolin e PSG. Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Marseille në finalen e Superkupës së Francës, që u luajt në ” Stade Bollaert-Delelis” të Lensit.

Goli i parë erdhi gjashtë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë. Kros i gjatë dhe goditje me kokë e Mauro Icardit. Portieri i Marseille e ndaloi një herë argjentinasin, por nuk kishte çfarë të bënte në goditjen e dytë. Topi në rrjetë dhe PSG në avantazh.https://streamja.com/embed/rLg7v

Goli i qetësisë erdhi pesë minuta përpara fundit të ndeshjes. Skuadra e Pochettinos fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Neymar. Braziliani nuk gaboi nga pika e bardhë. Marseille nuk u dorëzua dhe shkurtoi rezultatin katër minuta më vonë.https://streamja.com/embed/l2A94

Dimitri Payet realizoi një gol të bukur, por nuk pati më kohë për të tentuar barazimin. Përfunbdimisht 2-1 për PSG-në, që fitoi për herë të dhjetë në histori Superkupën e Francës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero mahnitet nga ylli i Interit: Ai të masakron edhe në minutën e 95′!

Nga studiot e Sky Sport, Alessandro Del Piero përgëzon Interin për blerjen e Achraf Hakimi duke pasur parasysh performancën e tij me Juventusin dhe...

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Recent Comments