No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pirlo: Ia kompliluam vetes jetën

Pirlo: Ia kompliluam vetes jetën

Mungesa e vazhdimësisë, vlera e lojtarëve të rinj dhe supersfida kundër Interit, të dielën. Andrea Pirlo foli për gjithçka, pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Italisë, falë fitores 3-2 ndaj Genoa. U desh goli i “vogëlushit” Rafia, i cili arriti vetëm në kohën shtesë, për të triumfuar: “Ia komplikuam jetën vetes, pasi e filluam ndeshjen shumë mirë. Pastaj patëm një pakujdesi në golin e parë dhe prej andej lindi një lojë e lodhshme. Shumë keq, sepse ne mund t’i menaxhonim forcat më mirë. Ky kompeticion është një qëllim për ne, ndaj rëndësi ka fitorja.

Tani të rimëkëmbemi fizikisht, që të jemi gati për ndeshjen kundër Interit. Më shumë vuajtje me kundërshtarët mesatarë sesa me ato të fortë? Jo, loja thjesht duhej menaxhuar më mirë. Në fushë kishte djem që luanin për herë të parë, mund të ketë pak mungesë vëmendjeje. Mungesë vazhdimësie në lojërat tona? Kishte pak mungesë përqendrimi, veçanërisht në menaxhimin e ndeshjes. Ne jemi duke punuar për këtë, le të ecim përpara në rrugën tonë.

Kulusevski? Është i ri, luajti vetëm një kampionat me lojtarët e mëdhenj. Kapërcimi është i vështirë, ai po bën mirë, patjetër që ka ulje-ngritje. Ai duhet të ketë më shumë vazhdimësi dhe të jetë më i saktë para portës. Të rinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyeshme, Dragusin është shumë interesant. Ai po stërvitet me ne prej disa muajsh, ka hapësirë ​​të bollshme për përmirësim, është një lojtar për të cilin po vëmë bast”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments