No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drejtuesi i Trepçës'89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet nga dy herë në ditë në fushën me bari sintetik, që ndodhet pak metra larg lumit të Ibrit.

E fazën e fundit përgatitore, 89-shi ka planifikuar ta kryejë jashtë vendit. Megjithatë, kryetari i klubit, Abedin Zeka, ka pranuar për KOHËN se janë në dilemë se ku do të përgatiten. Sipas tij, dëshira është që të shkojnë në Antalia të Turqisë, por shkaku i testeve për koronavirus mund të ndërrojnë lokacion.

“Ekipi prej datës 4 janar ka nisur përgatitjet dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë. Jemi duke shikuar që fazën e fundit ta kryejmë në Turqi ose Shqipëri. Dëshira është që të shkojmë në Antalia, por atje janë disa gjëra që nuk po na përshtatet”, ka thënë Zeka.

“Kam komunikuar me persona që aranzhojnë faza përgatitore atje dhe më kanë thënë se duhet të bëhen testet për koronavirus dhe nëse tre lojtarë dalin pozitivë, atëherë e tërë skuadra duhet të izolohet. Duhet të bëhen testet edhe para çdo ndeshjeje miqësore dhe kjo është arsyeja që mund të na shtyjë që të shkojmë në Shqipëri. Brenda 4-5 ditësh do të vendosim përfundimisht”.

Ai zbulon emrat e lojtarëve të larguar, si dhe premton se krahas tre lojtarëve të rinj, do të vijnë edhe tre të tjerë nga jashtë Kosovës për ta forcuar ekipin për stinorin pranveror. Deri më tani nga Trepça ’89 janë larguar Albert Kaqiku e Edvin Kaçar derisa Kreshnik Nebihu është suspenduar për shkak se nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me trajnerin Shpëtim Idrizi.

“Kemi sjellë tre lojtarë të rinj që janë perspektivë, kurse deri në fund të kësaj jave, ekipit do t’i bashkohen edhe tre lojtarë nga jashtë Kosovës”, tha Zeka, i cili shpreson që 89-shi të mos dëmtohet edhe në pranverë sikurse në vjeshtë.

“Unë pres që në pranverë të mos na ndodhin gjërat të cilat na ndodhën në vjeshtë. Si ekip jemi dëmtuar në katër ndeshje, ku na janë humbur tetë pikë. Ndeshjen e parë ndaj Arbërisë ne kemi menduar se është testuese. Ashtu na kanë thënë dhe ne i kemi thirrur lojtarët në telefon në orën 13:45, kurse ndeshja ka qenë në orën 16:00. As lojtarë e as zyrtarët e FFK-së nuk e kanë ditur saktë se a është ndeshje kampionale apo testuese. Ne e kemi ditur që është vetëm testuese”, shtoi Zeka duke përmendur se janë dëmtuar edhe kundër Gjilanit, Besës e Drenicës. “As tani nuk e dimë se përse jemi dëmtuar kaq shumë, askush nuk na ka dhënë sqarime asnjëherë”.

Megjithatë, Zeka insiston se Trepça ’89 ka synimet e qarta këtë sezon. Krahas mbetjes në ligë edhe për sezonin e ardhshëm, Zeka thotë se synim është edhe dalja në Evropë nëpërmjet Kupës së Kosovës. 89-shi është kualifikuar në 1/8 e finales dhe më datën 10 shkurt do të përballet me Ferizajn. Sa i përket Superligës, Trepça ’89 është e shtata në tabelë me 21 pikë të mbledhura.

“Synimi është që të promovojmë sa më shumë lojtarë të rinj. Nuk jemi mirë në tabelë, por do të mundohemi që të sigurojmë sa më shumë pikë dhe t’i ikim zonës së rrezikshme. Synojmë mbetjen në Superligë dhe të fitojmë kupën e Kosovës, pasi nëpërmjet kësaj gare pretendojmë daljen në Evropë”, theksoi Zeka.

’89 është ndër skuadrat e pakta që ka arritur të nxjerrë lojtarë jashtë Kosovës. I fundit që u largua nga Trepça ’89 ishte sulmuesi Arb Manaj që para fillimit të këtij edicioni u transferua te Keciorengucu, që bën gara në kategorinë e dytë të Turqisë. Para Manajt, Florent Hasani u transferua në Hungari te Diosgyori, kurse Rron Broja te Genti dhe më pas te Shkupi.

“Hasani, Broja e Manaj kanë kaluar në klube evropiane nga Trepça ’89. Për të tre këta, ne kemi marrë mjete financiare. Ne kemi përfituar edhe nga shitja e Hasanit e Manajt, të cilëve ua kemi mbajtur edhe përqindjen e kartonëve”, zbuloi Zeka.

Një lojtarë tjetër që mund të largohet nga Trepça ’89 drejt Evropës është Milot Avdyli.

17-vjeçari aktualisht është në prova te Aarau në Zvicër dhe te klubi mitrovicas kanë pranuar se nuk do të pengojnë asnjë lojtarë që ka oferta nga jashtë Kosovës.

“Ne i dëshirojmë suksese Milot Avdylit. Ai është në Aarau në Zvicër. Ka luajtur një ndeshje miqësore. Në klubin tonë ka ardhur një ofertë nga Aarau, ku kanë kërkuar që Avdyli të jetë në prova për nëntë ditë dhe ne e kemi lejuar. Shpresojmë që ai të mbetet në Zvicër. Nëse nuk do të nënshkruaj për Aaraun, atëherë do të shkoj edhe te Genku në Belgjikë”, ka thënë Zeka.

Trepça ’89 është skuadra e parë nga Kosova që u paraqit në kupat e Evropës, kur si kampione e Kosovës në vitin 2017 u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, në tre vjetët e fundit, ekipi mitrovicas kryesisht ka luftuar për mbetje në Superligë. Madje, në vitin 2019 shpëtoi nëpërmjet barazhit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“Do ankohesh tek arbitri tani?!”, Modric acaron Piquen! (VIDEO)

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të...

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon dy gola për Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje spektakolare në fanellën e Baselit duke i shënuar dy gola.

Chelsea shënon me mbrojtësin rekordmen, Dortmund ndëshkohet nga Stuttgart (VIDEO)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-3 ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën perfekte. Pas dy golave të shpejtë të Havertz dhe...

Recent Comments