No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli: Milani im nuk dorëzohet asnjë centimetër

Pioli: Milani im nuk dorëzohet asnjë centimetër

Milani kalon raundin e Kupës së Italisë, duke mposhtur me penallti Torinon. Në “Rai Sport”, në fund të ndeshjes, trajneri kuqezi i kënaqur: “Ne nuk dorëzohemi asnjë centimetër, dimë të luftojmë, të shtrëngojmë dhëmbët. Një lojë e komplikuar edhe për shkak të cilësive të kundërshtarit. Në pjesën e dytë, mbi të gjitha, megjithatë mund ta shmangnim shkuarjen në kohën shtesë, por në fund të fundit është një fitore e dëshiruar dhe e merituar”.

Referuar lojës së Zlatan Ibrahimovic, në kthimin e tij në fushë pas 51 ditësh nga ndeshja e fundit, Pioli është i lumtur: “Ne vendosëm së bashku të luante që nga fillimi, për shkak të karakteristikave të tij. Nëse do të kishte hyrë në një lojë në zhvillim, mbase do të kishte dhënë edhe më shumë. Jam i kënaqur, megjithatë, me performancën e tij”.

Milani fiton dhe shkon në çerekfinale. Për Piolin është një kënaqësi dhe një vërtetim i mëtejshëm i cilësisë së punës së tij: “Unë jam mirë këtu në Milano, drejtuesit më kanë vendosur në kushtet më të mira për të punuar. Kur ndihem kaq mirë, është e qartë se përcjell qetësi për të gjithë grupin”. Hapësirë ​​edhe për merkaton: “Nëse ka vend për përmirësim, ne do ta bëjmë. Ka disa situata, le të shohim. Donnarumma? Nuk keni pse të pyesni mua për rinovimin e tij”.

Të rinjtë e Milanit fitojnë dhe bindin, teksa mungesa e publikut në fillim ishte një avantazh, siç pranon vetë trajneri: “Na mungon shumë tifozi ynë. Ndoshta në fillim, mungesa e tij ishte mirë për një ekip të ri, që nuk vihej nën presion. Ishte më mire atëherë, ndërsa tani brohoritjet e mbështetësve do të na jepnin një dorë të madhe”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero mahnitet nga ylli i Interit: Ai të masakron edhe në minutën e 95′!

Nga studiot e Sky Sport, Alessandro Del Piero përgëzon Interin për blerjen e Achraf Hakimi duke pasur parasysh performancën e tij me Juventusin dhe...

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Recent Comments