Amir Rrahmani ka shkëlqyer në fitoren e sotme të Napolit.
Skuadra e Genaro Gattusos triumfoi në Kupën e Italisë ndaj Empolit me rezultat 3-2.
Rol të rëndësishëm në këtë duel pati edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Rrahmani kontribuoi në njërin prej golave të skuadrës duke marrë pjesë në aksion teksa pati edhe 3 spastrime, 1 ndërhyrje dhe 100% duele ajrore të fituara.
Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.2 duke qenë në mesin e më të mirëve tek skuadra e tij.
Me të njejtën notë u vlerësua edhe shqiptari tjetër që realizoi dy gola për Empolin, Nedim Bajrami.
