No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Cima konfirmon se e ka zgjidhur çështjen e 'merkatos'

Cima konfirmon se e ka zgjidhur çështjen e ‘merkatos’

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka konfirmuar se çështja e merkatos është zgjidhur.

Ballkani u ‘trondit’ kur kuptoi se FIFA kishte vendosur t’i bllokonte transferimet në këtë merkato.

Kabashi ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyen e bllokimit të transferimeve. Sipas tij, deri te bllokimi erdhi për një transferim që e kishin kryer në vitin 2019.

“Merkato na është bllokuar, por e kemi paguar dënimin. Nuk është bllokuar për shkak të portierit Rexhepi pasi ai ka qenë në prova. Jemi dënuar për shkak të një futbollisti Avdic që ka qenë para dy viteve tek ne. Kemi bërë pagesën, ka qenë shumë e vogël, tashmë kemi hapur përsëri merkaton”, ka deklaruar ”Cima” për insport.

Ballkani në vitin 2019 kishte prezantuar blerjen e Demir Avdic, sulmuesin serb që më parë kishte luajtur te Trepça ’89.

Por suharekasit ishin kritikuar shumë për blerjen e tij për shkak të nacionalitetit dhe nuk u paraqit në asnjë ndeshje zyrtare për Ballkanin.

Megjithatë, vetëm nacionaliteti nuk ishte problem pasi Avdic nuk bindi drejtuesit e klubit, ashtu siç kishte bërë më herët edhe Trepça ’89, pasi nuk arriti të përshtatej me futbollin kosovar.

Ballkani e ka në dorë tani nëse dëshiron apo jo ta ketë në radhet e veta portierin Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments