No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zidane: Nuk duhej luajtur ndeshja me Osasunën, s’ishte futboll

Zidane: Nuk duhej luajtur ndeshja me Osasunën, s’ishte futboll

Real Madridi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 kundër Osasunas. Trajneri Zinedine Zidane u shfaq mjaft i nervozuar në konferencën për shtyp, pasi e theksoi se “Los Blancos” u detyruan të luajnë.

Reshjet e borës ishin të pranishme gjatë ndeshjes ndaj Osasunas. Reali pati probleme dhe me uljen, pasi fluturuan rreth 3 orë para se avioni i tyre do të ulej në aeroport.

“Gabim i madh që me udhëtimin, duke pritur pafund në avion. Gabim, gabim, gabim! Bëmë atë që mundëm në fushë, por ajo nuk ishte një ndeshje futbolli. Ishin kushte shumë të vështira.

“Tani nuk e dimë as kur do kthehemi në Madrid (aeroporti i Madridit është i mbyllur). Në fund të fundit të tilla ishin kushtet, ky është futbolli, në fakt jo sepse kjo nuk ishte ndeshje futbolli (qesh).

“Tani të rezistojmë dhe të harrojmë këtë që ndodhi, duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës (të mërkurën ndaj Athletic Bilbao). E luajtëm këtë ndeshje sepse ishim të urdhëruar ta bënim dhe në fund të gjithë e pamë se në çfarë kushtesh u zhvillua gjithçka.

“Ju mund të mendoni se këto janë justifikimet tona, por nuk janë. Njerëzit duan të shohin një ndeshje futbolli, por sot nuk ishin kushtet për të parë një të tillë. Ky është qëndrimi i gjithë skuadrës. Kaq kam për të thënë”, tha Zidane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments