No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Kritikat dhe dyshimet ndaj Kombëtares për interesa personale janë poshtërsi

Ademi: Kritikat dhe dyshimet ndaj Kombëtares për interesa personale janë poshtërsi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë një interviste për emisionin “Kompas” ka folur gjerë e gjatë për ecurinë e organizimit të futbollit të Kosovës që nga vitet e para të mëvetësimit e deri në ditët e sotme.
Duke folur rreth kritikave që vijnë në adresë të tij dhe të federatës, Ademi ka theksuar se i mirëpret kritikat e mirëfillta, por e ka quajtur paburrni mënyrën e përfshirjes së ekipit kombëtar për interesa personale. Ndonëse nuk e ka përmendur me emër, këtu me gjasë numri një i FFK-së e kishte fjalën për deklaratën e Remzi Ejupit, i cili ditë më parë duke sulmuar kreun e FFK-së shkoi aq larg sa hodhi fije dyshimi edhe mbi ekipin kombëtar, si dhe mbi infektimin e trajnerit Bernard Challandes. Për një deklaratë të tillë, Komisioni Disiplinor i FFK-së menjëherë inicioi procedurë disiplinore ndaj kreut të FC Prishtina.

“Kur kritikohet me vend është shumë e drejtë dhe kritikat në raste të tilla janë të mirëseardhura sepse të nxisin për punë më të madhe. Por, disa kritika, disa ndërskamca apo deklarata që bëhen për interesa të ngushta personale, që do t’i quaja banale, sepse e shohin futbollin si pjesë ku mund të bëjnë ndonjë profit, janë të trishtueshme dhe janë paburrni. Aq më shumë kur e bëjnë këtë duke e përfshirë Kombëtaren, kur 90 përqind e futbollistëve që luajnë janë nga vendet evropiane. Ata janë djem që janë rritur nëpër shtete tjera dhe kanë ardhur për Kosovën me mburrje dhe e bëjnë të pamundurën për sukses. Të çohesh të bësh kritika të padrejta ndaj tyre është një poshtërsi, aq më parë nga njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë në futboll dhe që kurrë në jetën e tyre nuk kanë luajtur futboll”, ka theksuar Ademi, transmeton Futbolli.info.

Ai tutje i ka paralajmëruar të gjithë ata që synojnë që t’ia mësyjnë federatës për t’i përmbushur objektivat e tyre për malverzime dhe përfitime se nuk do t’ia arrijnë kurrë këtij qëllimi.

“Duhet ta kuptojnë të gjithë se ekipet kombëtare janë të të gjithëve jo të Agim Ademit. Nuk duhet ofenduar Kombëtarja me synim për ta dobësuar Agim Ademin. Mua këto nuk më bëjnë përshtypje sepse nuk jam rastësisht në futboll. S’ka njeri që më nënshtron dhe më kontrollon për aq sa eci drejtë. Gjërat personale le t’i mbajnë personale. Nuk është e drejtë të linçohet një trajner, një futbollist apo kushdo tjetër për një interes personal. Janë të mjerë ata që mendojnë të vijnë për të bërë malverzime në futboll. Për aq kohë sa jam në krye të Federatës dhe e kam përkrahjen e regjioneve dhe klubeve nuk do ta lejoj asnjëherë një gjë të tillë. Jo rastësisht në programin tim për kryetar sllogani im ka qenë ‘Futbolli jeta ime, jo ekzistenca ime’. Pra, ‘jeta ime’ – sepse një jetë e kam në futboll, që nga fëmijëria, si lojtar, pastaj si kryetar klubi dhe që 20 vjet pjesë e federatës. Pra, nuk jam rastësisht në federatë, por me meritë dhe me një bagazh jashtëzakonisht të madh të kontributit në futboll. Dhe ‘jo ekzistenca ime’ – sepse nuk jam varur dhe nuk varem kurrë nga futbolli. Thjesht, futbolli për mua është pasion dhe dëshira ime është që futbollin ta vendosim në rrugën sa më të drejtë dhe sa më profesionale”, ka nënvizuar numri një i FFK-së./Futbolli.info/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments