No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Talentet në Evropë, thesar për futbollin tonë!

Ademi: Talentet në Evropë, thesar për futbollin tonë!

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qenë mysafir i Kaltrina Mikushnicës në emisionin “Dy ditë” në RTK. Gjatë kësaj interviste numri një i futbollit kosovar ka folur për organizimin e Federatës dhe të futbollit kosovar në përgjithësi.

Duke folur për talentet e shumta të futbollit kosovar në shtetet evropiane, presidenti i FFK-së u shpreh: “Fatmirësisht kemi shumë talente që i kemi të evidentuar si potencial për ekipet kombëtare. Edhe pse ata kanë lindur në shtetet ku tash jetojnë, prindërit e tyre i kanë mbushur me shpirt se Kosovën e kemi vendin tonë dhe se atje janë rrënjët tona. Ky është fati ynë sepse ka shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta dhe prindërit e tyre e ndjenë borxh që t’i ndihmojnë Kosovës dhe shpesh sakrifikojnë që t’i zhvendosin ata nga ekipet zinxhir nga shtetet e tjera dhe t’i sjellin në Kosovë. Prandaj, unë e shoh këtë si një thesar për futbollin tonë”, ka theksuar ndër të tjera Ademi.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments