Real Madrid mund të udhëtojë në Pamplona pa Zinedine Zidane. Trajneri francez po pret rezultatin e testit PCR, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Zidane, sipas raporteve nga La Sexta, doli negativ për antigjenikun por pret rezultatin e testit të dytë deri mbrëmjen e sotme.
Klubi synon të presë por do të jetë gjithashtu e përshtatshme të dihet vendimi i La Liga, i cili me protokoll mund të ndalojë trajnerin të udhëtojë.
Sipas La Liga, në fakt, edhe nëse personi në fjalë do të ishte PCR negativ, ai duhet të presë tre ditë para se t’i nënshtrohet një testi të ri.
Vetëm atëherë ai mund të kthehej në punë me pjesën tjetër të ekipit, por shumë varet nga kontakti i fundit që ai kishte me pozitivin.
Me pak fjalë, sipas të gjitha gjasave Zidane nuk do të jetë në stol kundër Osasuna dhe tani është në izolim. Real mund të drejtohet nga i dyti, David Bettoni.