No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Vllaznia konfirmon se është për titull, e mposht...

Vllaznia konfirmon se është për titull, e mposht Teutën!

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Kuqeblutë fituan ndaj durrsakëve dhe morën një fitore që i shkëput nga ndjekësit në krye të tabelës së klasifikimit.

Takimi i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ishte mjaft i bukur dhe me shpirt të lartë gare nga të dy ekipet. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Ai mori një top mjaft të mirë në minutën e 59′ dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Sulmuesi vlonjat u kthye nga “ëngjëll” në “djall”, pasi vetëm pas 11 minutash doli me të kuqe. Ai ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Denis Pjeshkës duke e merituar kartonin e kuq. Sulmuesi çoi takat duke goditur në këmbë mbrojtësin e durrsakëve.

Vllaznia u mbrojt mirë dhe deri në fund të ndeshjes nuk u ça në mbrojtje. Teuta u mundua, por nuk ia arriti të barazonte rezultatin. Kuqeblutë mbeten në vend të parë me 29 pikë, ndërsa durrsakët të dytët me 20 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero mahnitet nga ylli i Interit: Ai të masakron edhe në minutën e 95′!

Nga studiot e Sky Sport, Alessandro Del Piero përgëzon Interin për blerjen e Achraf Hakimi duke pasur parasysh performancën e tij me Juventusin dhe...

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Recent Comments