No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Golden Eagle Ylli triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Ylli triumfon kundër Pejës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:73 (20:14, 20:19, 16:23, 33:17), në kuadër të javës së 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 20:14. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 20:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:33.

Në periodën e tretë më të mirët ishin pejanët. Ata fituan këtë pjesë 16:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:56. Kjo e bëri ndeshjen shumë interesante. Megjithatë, në periudhën e fundit, therandasit ishin shumë më të mirë 33:17, për të triumfuar në fund 89:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 27 pikë e gjashtë asistime, Valon Bunjaku me 22 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, derisa te Peja u dalluan Robert Cartwright me 26 pikë e pesë asistime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe pesë humbje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FC A&N transferon mesfushorin me përvojë të madhe në futbollin kosovar

Klubi Futbollistik A&N nga Prizreni ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar duke transferuar futbollistin e njohur kosovar.

Pas Ilir Berishës, Vitia prezanton një tjetër mbrojtës

Pas përforcimit bombastik në ditën e djeshme me ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Ilir Berisha, skuadra e Vitisë sot ka zyrtarizuar një...

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Recent Comments