Skuadra e Prishtinës ka filluar seancat stërvitore për sezonin pranveror të Superligës së Kosovës. Lajmi për nisjen e fazës përgatitore është raportuar nga uebfaqja zyrtare e klubit.
Zekrija Ramadani, trajneri i Prishtinës ka theksuar për faqen zyrtare të klubit se përforcimet më të mëdha të klubit janë rikthimi i nga lëndimi i Gavazajt dhe Shillovës.
“Po fillojmë me përgatitjet dhe pozitiv është fakti që të gjithë futbollistët janë prezent, përveç John që ka probleme me dokumentacion dhe do të rikthehet pas disa ditëve nga Nigeria. Lëndimet që kishin Gavazaj dhe Shillova janë tejkaluar, janë mirë dhe janë përforcim shumë i mirë, sepse deri tani nuk kanë qenë në qindpërqindtëshin e tyre. Tani janë të gatshëm dhe me kualitetin që posedojnë do të ndihmojnë skuadrën drejt objektivave që kemi para nesh”.- u shpreh trajneri.