No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR De Rossi: Dua të bëhem trajner i Boca Juniors

De Rossi: Dua të bëhem trajner i Boca Juniors

Daniele De Rossi ka vendosur të bëhet trajner. Ish-mesfushori i njohur italian, ka nisur të studiojë dhe së shpejti do e shohim në pankinë e ndonjë skuadre. Vitin e fundit të karrierës e kaloi te Boca Juniors, ekipi për të cilin bën tifo pas Romës së tij të dashur.

37-vjeçari ka dhënë një prononcim për ESPN, aty ku flet rreth aventurës së përjetuar në Buenos Aires, karrierës së re dhe trajnerit më të mirë me të cilin ka punuar.

Më mungon Argjentina dhe Boca Juniors. Unë dhe familja ime e shijuam çdo moment të kohës që kaluam atje. Sidomos jashtë fushave, pasi në fushë nuk ia dola të lë shenjën time dhe të bëja atë që doja. Më kushtoi shtrenjtë dëmtimi i parë.

Përjetova një eksperiencë të paharrueshme në Argjentinë, por vjen një moment kur duhet të marrësh një drejtim. Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua dhe prandaj vendosa të kthehem në shtëpi.

E ardhmja si trajner? Po studioj dhe aventurën e parë si trajner do e përjetoj në Europë. Por nëse do të më duhet të kaloj oqeanin, do e bëja vetëm për Boca Juniors. Do më pëlqente ta drejtoja një ditë atë ekip.

Të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar kanë lënë shenjën e tyre tek unë. Ai që më bëri të dashurohem në fushë ishte Luis Enrique. Një trajneri i thjeshtë në aspektin human, por me një kod të qartë pune.

Ai më mësoi të menaxhoj grupin e lojtarëve, të respektoj siç duhet shokët e skuadrës dhe trajnerët. Gjithashtu edhe të menaxhoja mirë topin në fushë, edhe pse isha 29-30 vjeç. Kam kaluar kohë të bukura edhe me Spalletin dhe Conten, janë fenomenal në pankinë“, pëfundon De Rossi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments