No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zbulohet plani “i çmendur”; Messi dhe Ramos në të njëjtën fanellë

Zbulohet plani “i çmendur”; Messi dhe Ramos në të njëjtën fanellë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i hapur për të qenë në një ekip me Lionel Messin. Kuptohet, jo te Barcelona, as te Real Madridi, por diku tjetër. Më saktësisht, te PSG, sipas “El Chiringuito”. Të dy kapitenët janë të lirë të negociojnë me kë të duan, duke qenë se në verë iu përfundon kontrata. Ata nuk kanë rinovuar akoma me skuadrat e tyre të zemrës, ku janë ikona të vërteta, për shkaqe të ndryshme.

Kështu, “Los Blancos” ende nuk i kanë ofruar Ramos një zgjatje të kontratës në “Santiago Bernabeu” sikurse dëshiron ai, ndaj ekziston mundësia që të largohet falas në verë. Messi është në një “varkë” të ngjashme në “Camp Nou”, edhe për shkak të situatës së vështirë financiare te Barcelona dhe në pritje të presidentit të ri. PSG, me financa të shëndosha dhe ambicie maksimaliste për të fituar Champions-in, po diskutohet aktualisht si destinacioni i tyre më i mundshëm i ardhshëm.

Kampionët francezë duan që Ramos të bashkohet me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” në “Parc des Princes”. Ata kanë bërë edhe blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Neymar, për 222 milionë euro. Nëse kapitenët e dy gjigantëve të La Liga-s transferohen në kryeqytetin francez, atëherë edhe Mbappe do të jetë plotësisht i joshur për të qëndruar aty, mes yjeve të shumtë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero mahnitet nga ylli i Interit: Ai të masakron edhe në minutën e 95′!

Nga studiot e Sky Sport, Alessandro Del Piero përgëzon Interin për blerjen e Achraf Hakimi duke pasur parasysh performancën e tij me Juventusin dhe...

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Recent Comments