No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Simeone: La Liga shumë e fortë, askush nuk dorëzohet

Simeone: La Liga shumë e fortë, askush nuk dorëzohet

Atletico Madrid siguroi një tjetër fitore dhe vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll të futbollit. Skuadra e Diego Simeones ia doli të marrë tre pikët pas suksesit 1-2 në fushën e Alaves. “Colchoneros” kaluan të parët në avantazh, teksa vendasit mbeten me 10 lojtarë më pas.

Gjithsesi, futbolli është i paparashikueshëm dhe Felipe shënoi një autogol gjashtë minuta përpara  fundit. Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Luis Suarez riktheu Atleticon në avantazh në minutën e fundit. Simeone foli pas ndeshjes, duke deklaruar se La Liga është shumë e fortë.

“Kaluam në avantazh dhe Alaves mbeti me dhjetë lojtarë më pas. Pas këtij momenti humbëm tre raste të pastra për gol. Ne duam të vazhdojmë me fitore, por kundërshtarët janë të fortë dhe askush nuk dorëzohet.

La Liga është një kampionat kompleks, ka shumë kurthe, duhet të jesh vazhdimisht i përgatitur dhe nuk ka fare kohë për relaks. Të gjithë duan të fitojnë dhe në fazën e dytë komplikohet gjithçka. Qetësia humbet dhe gjërat vështirësohen.

Ka skuadra që luftojnë për mbijetesë dhe të tjera për kualifikimin në kompeticionet evropiane. Nevojitet vigjilencë dhe gatishmëri, vetëm kështu mund të përgatiten ndeshjet“, deklaron trajneri i Atletico Madrid.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments