No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Rivaldo: Messi te PSG për ta krijuar NMN

Rivaldo: Messi te PSG për ta krijuar NMN

Merkatoja e ardhshme pritet të jetë një nga më të zjarrtat ndonjëherë. Yje të shumtë mbyllin kontratën në verë dhe i duhet të vendosin për klubet e rinj.

Një prej tyre është edhe Leo Messi. Argjentinasi mund të largohet nga Barcelona pas 21 vitesh. Në lidhje me këtë temë foli një ish-katalanas, Rivaldo.

Ai shprehet se PSG është një mundësi reale për Messin dhe bashkimi me Neymar shton shanset e kalimit të argjentinasit te francezët.

Gjithashtu, sipas Rivaldos, Mbappe mund të shtyjë kalimin te Real Madrid për shkak se e tundon të krijuarit një tresheje të frikshme me të, Messin dhe Neymar, që do quhej MNM.

“Nëse Neymar tha se ai dëshiron të bashkohet me Messin dhe do e bëjë këtë, ai me siguri di diçka nga drejtuesit e PSG-së në lidhje me negociatat ose bisedat me Messin. Leo dhe Neymar janë miq dhe flasin shumë.

Kështu që Ney e di në mënyrë të përsosur që Messit po i mbaron koha në kontratë dhe mendoj se ai po bën presion te PSG për të nënshkruar me Leon për sezonin e ardhshëm.

Është përfolur shumë se Mbappe po bën presion për të shkuar te Real Madrid, por me këtë mundësi të re për të luajtur së bashku me Messin, me siguri ai mund të preferojë të qëndrojë pak më gjatë në Paris.

Nëse PSG arrin të bashkojë Neymar, Messi dhe Mbappe, ata do të kenë një trident të shkëlqyer për të qenë favorit në të gjitha garat, veçanërisht në Champions League.

Rivaldo, fitues i Topit të Artë me Barcelonën

Duke marrë parasysh potencialin e madh financiar të PSG, unë mendoj se atje janë tratativa serioze që ata mund të krijojnë së bashku këtë treshe.

Është koha ideale që PSG të provojë sepse ata nuk do të duhet të negociojnë ose të paguajnë një transferim te Barcelona dhe ata kanë Neymar si një ndihmë më shumë.

Nëse të dy bashkohen sërish, ata mund të luftojnë për të fituar një tjetër Champions së bashku. Ne do të presim, por unë e shoh atë si një mundësi”, shtoi braziliani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments