No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pirlo: Nuk ishte Juventusi më i mirë

Pirlo: Nuk ishte Juventusi më i mirë

Juventus e filloi në mënyrën më të mirë vitin 2021, pas fitores së djeshme 4-1 në shtëpi kundër Udineses. Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, nuk ishte shumë i kënaqur me ekipin e tij në fillimin e sfidës, por ai thekson se djemtë e morën veten më pas. Në një intervistë për “DAZN”, italiani ndalet dhe tek merkatoja si dhe tek sfida e së mërkurës ndaj Milanit.

UDINESE – “Nuk ishte Juventusi më i mirë në fushë, por vinim nga një humbje e keqe ndaj Fiorentinës, kështu që në minutat e para ishim të ndrojtur dhe nervoz. Ishim shumë në vështirësi kur sulmuesit e tyre vinin në gjysmëfushën tonë, por fituam më tepër besim me kalimin e minutave. E dinim që Udinese do të na priste mbrapa dhe do të përpiqej të gjente golin përmes kundërsulmeve, por falë golit të parë ia arritëm t’i parandalonim ata”, deklaron italiani.

DYBALA – “Ne kemi nevojë për të ashtu siç ka ai për ne. Paulo punoi shumë mirë gjatë javës në stërvitje dhe të gjithë e pamë se ishte në gjendje shumë më të mirë fizike. Kjo është arsyeja se pse luajti 90 minuta të plota dhe shpresonim që të gjente dhe rrugën e rrjetës”.

MERKATO – “Ne tashmë kemi diskutuar me klubin se çfarë duam të bëjmë dhe nëse ka ndonjë mundësi. Shpresojmë të bëjmë diçka gjatë ditëve në vijim. Giroud? Ai do të ishte i dobishëm”.

MILAN DHE MORATA – “Vitin e kaluar shkova personalisht të shikoja disa nga seancat stërvitore të Stefano Piolit, pasi e admiroj atë si trajner dhe isha kurioz se si ai i organizonte ato. Tashmë, ai po korr shpërblimet e punës së bërë. Për sa i përket Moratës do ta shikojmë si do të jetë situata e tij, nëse do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo të mërkurën”, përfundon Pirlo.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments