No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Përmbysja e çmendur e Bayernit, Flick tregon çfarë u tha lojtarëve në...

Përmbysja e çmendur e Bayernit, Flick tregon çfarë u tha lojtarëve në pushim

Një pjesë e parë e dobët dhe një pjesë e dytë e mrekullueshme. Bayern Munchen fitoi 5-2 me përmbysje ndaj Mainz ditën e djeshme, takim ku kampionët në fuqi u paraqitën me dy fytyra.

Në fraksionin e parë të sfidës nuk i kishin ndezur akoma motorët dhe miqtë realizuan dy gola. Pushimi i bëri mirë djemve të Flick dhe pjesa e dytë nuk kishte aspak histori.

Pesë gola (Kimmich, Sule, Sane, Lewandowski 2x) dhe përmbysje fantastike për ta nisur vitin e ri me tre pikë. Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick analizoi takimin, duke zbuluar se çfarë ndodhi në pushimin mes pjesëve.

Pjesa e parë ishte shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë. Gabuam shumë, nuk luftuam sa duhet në topat e dytë. Nuk krijuam shumë, ndërsa Mainz ishte më i vendosur se ne.

Ndryshuam totalisht në pjesën e dytë. Në pushim inkurajova djemtë të bënin më mirë. U thashë që nuk mund të pajtohemi me këtë rezultat. U futëm në fushë me dëshirë për të bërë më mirë dhe ia dolëm.

Reaguam dhe nisëm të luanim një futboll shumë të bukur, përdorëm forcën tonë mentale për të kthyer rezultatin dhe për të fituar ndeshjen“, deklaron trajneri bavarez.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments