No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman: Do të vuajmë nëse luajmë kështu!

Koeman: Do të vuajmë nëse luajmë kështu!

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në transfertën e Huescas, ku të besuarit e trajnerit Koeman triumfuan me rezultatin 0-1. Pas ndeshjes tekniku holandez i bën thirrje ekipit të tij se ndeshjet duhen mbyllur më herët ose do të vuajnë gjithmonë në fund. Koeman gjithashtu kërkon edhe ndërhyrjen e klubit në merkato, sidomos për një sulmues pykë.
“Unë i besoj secilit lojtar në skuadrën tonë. Por nëse zgjedhim të kemi tre mesfushorë, atëherë ka vend për tre sulmues. Messi dhe Dembele punojnë shumë mirë nga krahët dhe ne duhet të zgjedhim midis Martin dhe Antoine për kreun e sulmit. Griezmann e ka bërë mirë, por na mungon një sulmues tipik 9. Kjo nuk ka lidhje me zëvendësimin e tij, pasi kemi shumë ndeshje dhe kemi nevojë për të gjithë lojtarët”, deklaron holandezi.
“Pjesa e dytë nuk ishte dhe aq e mirë për ne. Në fund vuajtëm pak sepse ata kishin disa mundësi. Nëse nuk i mbyllim ndeshjet herët, gjithmonë do të vuajmë në fund. Siç e thashë kemi nevojë të ndërhyjmë në merkato për një sulmues. Ky muaj është shumë i rëndësishëm për objektivat tonë sepse kemi shumë ndeshje jashtë dhe nëse i fitojmë ato mendoj se do të kemi bërë disa hapa përpara”, përfundon Koeman.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments