No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR De Bruyne “kërcënon” rivalët: City i fortë ndaj ekipeve “big”

De Bruyne “kërcënon” rivalët: City i fortë ndaj ekipeve “big”

Manchester City zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Chelsea. Ekipi i Pep Guardiolës shënoi tre gola brenda 16 minutave dhe fitoi 1-3 në “Stamford Bridge”. Pavarësisht nisjes jo të mirë, “Cityzens” kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit në kampionat.

Vendi i parë është vetëm 4 pikë larg tani, teksa City ka luajtur një ndeshje më pak se kryesuesit e Liverpool dhe Manchester United. Kevin De Bruyne dhuroi një asist dhe shënoi një gol në suksesin e ditës së djeshme.

Fantazisti belg foli për mediat rreth rolit të tij dhe vlerësoi fitoren ndaj ekipit të Lampard. Rivaliteti për titullin këtë sezon në Premier është i madh dhe City ka nisur sulmin drejt kreut. “Kundër Chelsea luajta si numër 10-sh, një pozicion që e kam bërë edhe më parë në karrierë.

Kishim mungesa dhe trajneri më kërkoi të luaja në atë zonë të fushës. Ndaj Chelsea treguam se jemi në gjendje për të fituar ndaj ekipeve të mëdha. Tani duam të ngjitemi sa më shumë në renditje“, deklaron 29-vjeçari belg i Manchester City.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments