No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Milani e nis 2021-tën mbarë, mposht Beneventon dhe rimerr kreun e Serisë...

Milani e nis 2021-tën mbarë, mposht Beneventon dhe rimerr kreun e Serisë A

Vit i ri, Milan i vjetër. Kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në kampionat dhe janë kthyer në vendin e parë të renditjes.

Suksesi i fundit i Djallit ka ardhur në transfertë kundër Benevento-s së ish-legjendës kuqezi Pippo Inzaghi.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për skuadrën e Pioli-t, që ka luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 34-të e pjesës së parë.

Një inferioritet numerik i krijuar nga kartoni i kuq i marrë nga Sandro Tonali për një ndërhyrje të rrezikshme.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të nga një penallti e Kessie, ndërsa Leao ka vulosur fitoren me një magji në të 49-ën.

Benevento ka patur një mundësi të artë për të rihapur sfidën në të 61-ën, por Caprari ka gabuar keq nga 11 metrat.

Asnjë skuadër e 5 kampionateve kryesore të Europës 2020/21 ka më shumë lojtarë se Milan me të paktën 4 gola të shënuar (Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Franck Kessie).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments