No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Edon Zhegrova për festë në Kosovë, takon edhe presidentin e FFK-së

Edon Zhegrova për festë në Kosovë, takon edhe presidentin e FFK-së

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova për festën e Vitit të Ri ka qëndruar në Kosovë, ku ndërrimin e mot-moteve e ka festuar me familje, derisa ka bërë edhe vizita të ndryshme tek grupmoshat e reja të futbollistëve, për t’i motivuar ata që ta ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë të bëhen futbollistë të mëdhenj. Ndërkohë, sot, Edoni së bashku me prindërit e tij e ka vizituar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë ekipit kombëtar dhe duke e uruar për një vit të suksesshëm. Kësisoj, edhe një herë u dëshmua afërsia e presidentit Ademi me futbollistët e Kombëtares, me të cilët është krijuar një raport i veçantë dhe gjithçka funksionon si një familje e vërtetë. Edhe në bisedat tjera që presidenti Ademi ka pasur me futbollistët e tjerë Dardanë me rastin e festës së Vitit të Ri, të gjithë ata kanë shprehur dëshirën për një vit të mbarë dhe janë zotuar se do të japin maksimumin në ndeshjet e ardhshme kualifikuese, në mënyrë që ta bëjnë sërish krenar popullin e Kosovës me paraqitjet e tyre. Gjithsesi, dëshira e madhe e tyre është që këtë vit të krijohen rrethanat që ata ta kenë përkrahjen e tifozëve Dardanët në tribuna, pasi vlerësohen si shtytës të sukseseve të tyre.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments