No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Lorik Aliu rrëfehet për pensionimin e tij| Gjashtë operimet e tij, lëndimi...

Lorik Aliu rrëfehet për pensionimin e tij| Gjashtë operimet e tij, lëndimi më i keq, momenti më i mirë dhe provat tek top skuadrat e mëdha evropiane

Një ndër lajmet më të këqija të vitit 2020 ishte edhe pensionimi i hershëm i talentit të futbollit, Lorik Aliu.

Aliu njoftoi pensionimin e tij me 18 dhjetor të këtij viti, duke i thënë lamtumirë përgjithmonë futbollit të luajtur.

Karriera e tij ishte mjaft e pasur dhe kishte shumë pritje nga ai – pasi cilësohej si një ndër talentët më të mirë të Kosovës qysh në fillimin e vitit 2010, por lëndimet e shpeshta e detyruan atë që të pensionohet nga futbolli në moshën 24 vjeçare.

Aliu në një rrëfim për gazetën ka zbuluar më detajisht karrierën e tij dhe arsyet që e shtyen atë që të marrë vendimin për pensionim.

“Lëndimet e shpeshta, gjashtë operime në këmbë të djathtë rëndojnë goxha shumë, pasi që m’i kanë marrë vitet më të mira të karrierës. Gjithmonë më ka motivuar fakti me arritë me lujtë në një klub të madh europian, por që nuk ishte e thënë të ndodhte. Lëndimet pra janë arsyeja kryesore që une kam vendos me ndërpre karrierën time si futbollist. Gjithmonë do të më mbetet peng futbolli, shpresojë që të paktën të më dal në ëndërr vetja duke luajtur futboll, e të mund ta shijoj sadopak, tha fillimisht Lorik Aliu në rrëfimin e tij për “GazetaBlic Sport”.

Lorik Aliu zbulon se si në vitin 2013 kishte udhëtuar në Dortmund për t’u testuar, e ku shkëlqeu në paraqitjet e tij, mirëpo nuk mund të bëhej pjesë e gjigantëve evropianë për shkak të mos dakordimit mes klubeve.

“Prishtina ka pasur mundësinë që në vitin 2013 të dërgoj 3 futbollistë në testime tek Dortmund. Unë, Liridon Latifi dhe Enis Gavazaj ishim tre futbollistët që kishim fatin të provoheshim. Fillimisht kemi shku në stërvitje për pesë ditë. Patëm lënë përshtypje të mira dhe na kanë ftuar të gjithëve në turneun më të madh të organizuar nga FIFA, i cili quhej “FIFA BLUE STARS”. Unë në atë turne jam paraqitur në të gjitha ndeshjet duke pasur përformanca shumë të mira. Më pas jam ftuar edhe në një turne tjetër ku jam dalluar me paraqitje shumë të mira. Pas ketij turneu, kishin filluar negociatat që unë të mund t’i bashkohem akademisë së Dortmundit. Kishte shumë fjalë, unë veç prisja që të shkoja në Dortmund, në atë kohë isha 17 vjeçar. Mua së pari më kanë njoftu që të nënshkruaj një parakontratë, por që më pastaj negociatat në mes klubeve kishin stopuar dhe nuk u arrit marrëveshja! Une isha në marrëdhenie kontraktuale me Prishtinën në atë kohë”, vazhdoi rrëfimin Aliu.

Ish futbollisti, Lorik Aliu kishte aq shumë talent, sa që në atë botë ishte edhe pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë. Ai thotë se kombëtarja kuq e zi e ka ndihmuar shumë, ndërsa zbulon gjithashtu momentin kur ai ishte në sallën e operimit, teksa kombëtarja e Kosovës po e zhvillonte ndeshjen e parë ndërkombëtare ndaj Finlandës…

“Unë jam bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë tek grupmoshat e reja qysh në moshën 15 vjeçare. Kombëtarja e Shqipërisë më ka ndihmuar shumë pasi që kemi zhvilluar ndeshje me kundërshtarë shumë të fortë dhe në njëfarë mënyre jam afirmuar dhe kam marrë përvojë që më ka hyrë në punë. Normalisht në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA dhe dëshira ime ka qenë që në të ardhmen të mund të luaj për kombëtaren A. I falënderoj të gjithë pjesëtarët e FSHF-së me të cilët kam pasur kontakte dhe të cilët na kanë pritur jashtëzakonisht mirë.

Në momentin kur Kosova ka zhvillu ndeshjen e parë zyrtare me Finlandën, të njejtën ditë unë veç isha në një spital ortopedik në Gjermani për ta kryer një ndërhyrje në gju. Ishte me të vërtetë e vështirë për mua që ta shikoj ndeshjen”, tha Aliu.

Ai gjithashtu potencon se momentin më të mirë në karrierë e kishte me kombëtaren e Shqipërisë – ku edhe kishte realizuar gol nga goditja direkte ndaj Belgjikës në një takim miqësor.

“Momenti më i mirë ka qenë goli i shënuar nga gjuajtja e lirë gjatë një ndeshje të zhvilluar sa isha pjesë e moshave të reja të Shqipërisë kundër Belgjikës”, potencoi Aliu.

Ndërkohë, Aliu në rrëfimin e tij zbuloi edhe momentin më të keq, ku tha se lëndimi në gju ndaj Uzbekistanit ishte momenti që ai nuk do ta harrojë kurrë, pasi i kishte ndikuar shumë për të keq në karrierë…

“Momenti më i keq ka qenë lëndimi i gjurit në ndeshjen miqësore kundër Uzbekistanit, një muaj para se të fillonte kampionati europian për të rinjë, duke mos pasur mundësinë për të luajtur dhe normalisht ky lëndim ishte fatal, duke parë ecurinë e karrierës time pas këtij momenti”, tha 24 vjeçari me zhgënjim.

Në vitet e mëhershme të gjithë prisnin shpërthimin e Aliut – ndërsa lojtari thotë se kishte disa arsye që ai të mos kishte sukses.

“Ndoshta edhe keqmenaxhimi, duke iu besuar shumë personave jo-profesionist dhe vendimet e ngutshme kanë ndikuar ndoshta në mos-suksesin tim”, deklaroi Aliu.

Aliu u pensionua, por nuk do të ndahet nga futbolli – pasi ka vendosur që të vazhdojë të merret me sportin më të mirë në botë – por jo brenda fushave.

“Unë gjithmonë do t’i përkushtohem futbollit, tashmë qe një kohë jam duke punuar si ‘scout’/menaxher i futbollistëve. Jam pjesë e agjensisë “ALFSPORTS GMBH”, që drejtohet nga Altin Lala. Do të mundohem që futbollistët perspektiv të mos i përjetojnë gjërat që më kanë ndodhur mua, pasi e di shumë mirë se sa e rëndë është. Të gjitha punët që më lidhin me futbollin janë të mundshme në të ardhmen. Më shumë jam i fokusuar në ngritjen e futbollistëve të rinjë, t’u jipet mundësia për të treguar vlerat e tyre, por që nuk e përjashtojë mundësinë që në të ardhmen të bëjë detyrën e trajnerit apo drejtorit sportiv”, përfundoi Aliu rrëfimin për “GazetaBlic Sport”.

Vlen të potencohet se Aliu ishte gjithashtu ndër lojtarët që ka shetitur pothuajse tërë Evropën, duke qenë pjesë e skuadrave si Dortmund, Torino, Monchengladbach, Standard Liege, Basel Zurich e Gent, por shkaku i dëmtimeve e mos dakordimit të klubeve mes vete – ai kurrë nuk mundi të bëjë hapin e madh në karrierë…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments