No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Guardiola konfirmon 5 lojtarë me Covid-19, por sfida me Chelsea nuk shtyhet

Guardiola konfirmon 5 lojtarë me Covid-19, por sfida me Chelsea nuk shtyhet

Manchester City do të jetë pa të paktën pesë lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen e Premier League ndaj Chelsea, e cila do të luhet pavarësisht shpërthimit të Covid-19 te “qytetarët”. Gabriel Jesus, Kyle Walker dhe tre lojtarë të tjerë janë në vetë-izolim, pasi kanë dalë pozitivë me koronavirus dhe nuk do të udhëtojnë drejt “Stamford Bridge”. Dy anëtarë të stafit, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë. Manchester City do të bëjë edhe dy teste përpara përplasjes së të dielës. Pep Guardiola thotë se Premier League u ka thënë të mos e zbulojnë identitetin e lojtarëve të fundit të dalë pozitivë: “Pesë lojtarë janë jashtë grupit tani, ata janë izoluar për 10 ditë. Unë mendoj se Premier League nuk do të na lejojë të themi emrat e tyre, por ju do ta shihni kush nuk udhëton drejt Londrës dhe do ta dini saktësisht cilët janë”. Kjo situatë vjen pasi ndeshja e Manchester City kundër Everton, planifikuar të hënën, u shty për shkak të shpërthimit të koronavirusit vetëm katër orë para fillimit të saj. Guardiola tha se kishin mjaft lojtarë dhe donin që ndeshja të luhej, por nuk ndodhi për shkak të sigurisë. TrajnEri i “qytetarëve” tha se e telefonoi kolegun e Everton, Carlo Ancelotti, për t’i shpjeguar situatën. Italiani iu ka dërguar urimet e tij më të mira lojtarëve që të shërohen nga sëmundja: “Ne kishim mjaft lojtarë për të luajtur ndaj Everton, donim të luanim, por ditën e ndeshjes kishte më shumë raste dhe virusi ishte brenda qendrës sonë. Informuam Premier League, e cila mori vendimin që të mpos luhej dhe të rrezikonim. Telefonova Carlo personalisht për ta njoftuar me situatën, sepse ne mund të luanim, por çfarë do të ndodhte nëse do të udhëtonim me trajnerin dhe më shumë lojtarë; do të kishte rrezik për lojtarët e Everton. Nuk donim që ata të infektoheshin për shkakun tonë. Ishte një rrezik i madh. Nuk ka të bëjë me atë që ndodhi këtu, por në të gjithë botën. Njerëzit po vdesin në të gjithë botën, në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu, mbi 900 vdiqën në dy ditët e fundit. Problemi është ende këtu, por tani e kemi dezinfektuar të gjithë qendrën dhe shpresojmë që testet e ardhshme të jenë negative”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments