No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Daku tregon se fanellën e cilit futbollist të Superligës e mban në...

Daku tregon se fanellën e cilit futbollist të Superligës e mban në dhomë, si dhe kush është “Baba” i futbollit kosovar

Mirlind Daku ka treguar opinionet e tij rreth tetë prej figurave më të njohura në futbollin kosovar, përcjellë Gazeta Olle.

Sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit, nuk e pati problem që në një intervistë të jashtëzakonshme të dhënë për “Kanal 10” të jap mendimet e tij të sinqerta rreth shokëve të skuadrës, trajnerëve që e kanë drejtuar, por edhe rreth kundërshtarëve.

Ilir Blakqori është futbollisti të cilit ai ia mbanë fanellën në dhomën e tij dhe e cilëson si vëlla, teksa epitetet “Baba”, “Godfather” dhe “Dhjetshi i skuadrës” i marrin Munishi, Batatina dhe Baftiu.

Mendimet e Dakut për këta 10 futbollistë e trajnerë kosovarë:

Kastriot Rexha – Një prej sulmuesëve më të mirë që shumë vite në futbollin kosovar.

Arbër Hoxha – Aktualisht, një prej mesfushorëve më të mirë të krahut në vitet e fundit

Blendi Baftiu – Është “dhjetshi” i skuadrës, padyshim njëri nga më të mirët e Superligës aktualisht

Kushtrim Gashi – Padiskutim, për momentin është mesfushori defanziv më i mirë në Kosovë

Tahir Batatina – Ka bërë shumë për mua, por vështirë me ia gjetë një emër adekuat, “The Godfather” kisha me thanë

Behar Maliqi – Njihet si një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit të Kosovës

Ilir Blakqori – Është si vëlla për mua, diku shtatë vite më i madh, por unë e shoh si vëlla të vogël pasi është më i shkurtër me trup. Blakqori është njeri i veçant për mua, fanellën e tij e mbaj në dhomë.

Liridon Leci – Njejtë si Leci dhe Rexha, është një nga më të mirët e futbollit vendor, shpresoj që t’i kaloj problemet që i ka me lëndimet.

Ismet Munishi – Thjeshtë “Baba” nuk ka diçka tjetër që e përkufizon më mirë se sa nofka “Baba”.

Mentor Zhdrella – Mendoj se është mesfushori më i mirë në histori të futbollit kosovar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments