No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR “Profa” mohon zërat për transferimin e mbrojtësit maqedonas te Gjilani

“Profa” mohon zërat për transferimin e mbrojtësit maqedonas te Gjilani

Mbrojtësi me përvojë, Darko Ilieski ka luajtur më shumë se gjysmë edicioni për skuadrën e Pelisterit.

Futbollisti maqedonas ishte ndër më të mirët te skuadra nga Manastiri.

Dhe tashmë është e arsyeshme që atë e kanë vërshuar ofertat.

Mediumi maqedonas “SportMedia” raporton se ka dy oferta momentalisht për Ilieskin.

Klubi i Superligës së Kosovës, Gjilani si dhe ai i Novi Pazarit të Serbisë janë të interesuara për të.

Image

Gjithashtu, për Ilieskin ka interesim edhe nga klubet rumune dhe hungareze.

Por, Bylbyl Sokoli, kryetrajner i kësaj skuadre ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë çështje. Ne nuk jemi të interesuar për shërbimet e Ilieskit”, deklaroi të mërkurën për “Zeri.info” Bylbyl Sokoli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments