No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK hap procedurë disiplinore ndaj Remzi Ejupit për shpifje

FFK hap procedurë disiplinore ndaj Remzi Ejupit për shpifje

Kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi duket se do t’i kushtojnë deklaratat e dhëna për portalin insporti, ku akuzoi FFK-në për skandale dhe blerje të heshtjes së klubeve, por njëherësh i ndërlidhi edhe ndeshjet e Kombëtares së Kosovës me bastore pa ofruar ndonjë fakt. Këto deklarata nuk janë injoruar nga organet e FFK-së, të cilat menjëherë kanë nisur procedurë disiplinore ndaj kryetarit të klubit bardhekaltër.

Më poshtë vendim i Komisionit Disiplinor i publikuar në faqen e FFK-së:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met  Çeku – kryetar dhe  Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.12.2020 shqyrtoi  shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara në Insporti.com  dhe Zëri.info (gazeta online) nga ana e kryetarit të FC  Prishtina nga Prishtina z. Remzi Ejupi, të cilat në përmbajtje janë shpifje dhe përhapje të pavërtetave  për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe  anëtaret e saj  dhe për të njëjtat duke iu referuar nenit  97 paragrafi 1 pika; e dhe f të Rregullores  disiplinore nxjerri  këtë ;


V E N D I M


Hapet  procedura  disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina, z.  Remzi  Ejupi  lidhur me rastin  deri në kompletimin e provave – lëndës .

Kërkohet  deklarata nga  zyrtari  në procedurë disiplinore; kryetari i FC Prishtina  z. Remzi Ejupi  lidhur me rastin; që të ofroni prova  me fakte të vërtetuara  për të gjitha ato të thëna  në të cilat pretendoni në citimin e  fjalëve të publikuara  si; “skandali“, “keqpërdorimet“, “privatizimi“, “grup njerëzish“, infektimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë dhe  dyshimet në bastore e të tjera  për të cilat obligoheni që t’i siguroni  dhe dëshmoni  – ofroni; prova  dhe  fakteve  deri me datë 06.01.2021 .

Prishtinë,  30.12.2020 ,
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku   

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments