No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drejtori i KF Prishtina, Sherifi: FFK korrekte me neve, deklarata e Ejupit...

Drejtori i KF Prishtina, Sherifi: FFK korrekte me neve, deklarata e Ejupit personale

Sot, pronari i KF Prishtina, Remzi Ejupi, për të disatën herë me rradhë ka kritikuar FFK-në, duke thënë se ka vërejtje të mëdha për punën që bëhet aty, madje, Ejupi ka hedhur edhe akuza të rënda ndaj FFK-së, por ku përfshihen edhe disa prej klubeve, ku sipas Ejupit, ato kanë arritur “ujdi” me krerët e FFK-së, duke i “blerë” kjo e fundit, në mënyrë që tua mbyllë gojën.
Në anën tjetër, pas këtyre akuzave të rënda të Ejupit, jo vetëm ndaj federatës, por edhe ndaj kryesive të disa klubeve, portali “Presheva Jonë” ka kontaktuar drejtori e ri të FK Prishtinas, z. Bajram Sherifi për të pyetur nëse ajo cfarë ka thënë Ejupi është edhe mendim i klubit dhe nëse ky i fundit ka folur në emër të klubit. z. Sherifi ka pohuar se së fundi kanë pasur një takim udhëheqësia e klubit ku prezent ka qenë edhe z. Ejupi, por që nuk është përmendur asnjë pakënaqësi nga ana të pranishmëve në raport me federatë, duke thënë madje se raportët me Federatën e Futbollit të Kosovës janë korrekte.
“Unë nuk mundem me i komentu mendimet personale të z. Ejupi, nuk e di nëse ai ka dicka personale me FFK-në, për këtë nuk mund të flas. Cka mund të them është se ne si klub jemi të kënaqur dhe lirisht mund të them se kemi raporte absolutisht korrekte me federatën, sidomos për periudhën e pandemisë. A mundet më mirë, sigurishtë se gjithnjë ka vend për përmirësime, por jo, nuk mendoj ose më mirë të them nuk kam fakte se FFK-ja ka blerë dikë nga ndonjë klub për të rregulluar raportet”, është shprehur drejtori Shefiri.
Në anën tjetër, drejtori i ri i Prishtinës ka folur edhe për dëshprimin e tifozëve të këtij klubi duke thënë se ka besim të madhë në projektin në të cilin është futur dhe se rezultatet e mira për klubin dhe tifozët pritet të vijnë së` shpejti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments