Arbëria e Dobrajës nuk ka të ndalur, derisa gjatë pasditës së sotme kanë zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë për afatin kalimtar të janarit.
Klubi lipjanas ka siguruar shërbimet e futbollistit nga Mali i Zi, Aldin Adzoviq.
26-vjeçari luan si mesfushor, derisa më parë ka luajtur në kampionatin malazez.
Ai e njeh mjaft mirë edhe kampionatin kosovar, pasi kishte qenë pjesë e klubit të Ballkanit.
“Kryesia e klubit i dëshiron mirëseardhje, shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.
