No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ronaldo flet për djalin e tij: Ka talent, por nuk e detyroj...

Ronaldo flet për djalin e tij: Ka talent, por nuk e detyroj të bëhet futbollist

Cristiano Ronaldo u zgjodh futbollisti më i mirë i shekullit gjatë ceremonisë së “Globe Soccer Awards”, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kampioni i Juventusit, i intervistuar gjatë dhënies së çmimit, falënderoi familjen e tij, shokët e skuadrës dhe klubet në të cilat është aktivizuar. CR7 ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, Georgina, dhe djali i tij i madh, Cristiano Jr. Gjatë intervistës, kampioni portugez foli edhe për Cristiano Jr:

“Nuk mendoj se ai aktualisht ka atë që duhet për të arritur në majë. Ndonjëherë jam i ashpër me të, sepse ai pi Coca-Cola dhe Fanta. Mërzitem dhe e kritikoj kur ha patate të skuqura dhe gjëra të tjera, ai e di që nuk më pëlqen kjo. Edhe fëmijët e mi më të vegjël kur hanë çokollatë më shikojnë të shqetësuar”.

Por ai nuk ka dyshim për cilësitë e djalit të tij:

“Sinqerisht ai ka potencial, është një djalë i fortë, i shpejtë, driblon mirë, por ai është ende askushi . I them çdo herë që duhet shumë përkushtim, punë e madhe. Ndonjëherë kur është në shtëpi e këshilloj që të vrapojë dhe pak dhe pastaj të bëjë një banjë me ujë të ftohtë për tu rikuperuar. Ai ankohet, nuk dëshiron, thotë se uji është shumë i ftohtë. E kuptoj. Ai është vetëm 10 vjeç, por gjithçka varet nga ai.”

Sa i përket zgjedhjeve të tij, CR7 dha se nuk do të ushtrojë trysni tek ai:

“Nuk do t’i bëj presion, nuk do të bëj asgjë për ta bërë futbollist. Sigurisht, do të doja që ai të bëhej një, ai do të vendosë nëse dëshiron të jetë një mjek apo diçka tjetër. Por unë dua që ai të mendojë si duhet, të jetë më i miri në çdo gjë që ai zgjedh të bëjë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments