No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi e Salihu takojnë Dukën, i kërkojnë përkrahje për sistemin VAR

Ademi e Salihu takojnë Dukën, i kërkojnë përkrahje për sistemin VAR

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë pune në Tiranë, ku janë takuar me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka. Temë e këtij takimi ishte aplikimi i VAR-it në Kosovë, duke pasur parasysh se Shqipëria qysh vitin e kaluar ka filluar negociatat dhe përgatitjet për aplikimin e këtij sistemi. FFK është duke punuar në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi, në mënyrë që edhe në Kosovë VAR-i të fillojë të aplikohet në një afat sa më të shpejtë që është e mundur, teksa përvoja e FSHF-së në këtë drejtim mund të ndihmojë shumë. Në fakt, FFK do ta përdorë të njëjtin sistem si FSHF-ja, që është njëri prej sistemeve më të avancuara, e ku do të shfrytëzohet edhe përvoja dhe softuerët e tyre. Kjo gjë do të mundësojë trajnimin intensiv të gjyqtarëve me sistemin VAR dhe do ta bëjë të mundur përshpejtimin e aplikimit të tij në kampionatin tonë. Duke pasur parasysh mungesën e infrastrukturës së nevojshme në stadiume, sistemi VAR në Kosovë do të jetë mobil, për çka FFK e ka edhe mbështetjen e UEFA-s. Gjithsesi, një sistem i tillë është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe sipas vlerësimeve të FSHF-së ky sistem kap vlerën e mbi 1 milionë eurove. FFK është këmbëngulëse që ta realizojë këtë projekt, për çka do të kërkojë edhe fonde nga FIFA por edhe nga institucionet përkatëse të shtetit, duke pasur parasysh se një sistem i tillë tashmë është bërë i domosdoshëm për futbollin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments