No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krerët e FFK-së pritën delegacionin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Krerët e FFK-së pritën delegacionin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarët e KE të FFK-së, kanë pritur sot në selinë e FFK-së delegacionin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane të kryesuar nga kryetari i saj, Nazmi Viqa dhe anëtarët Remo Rashica, Vëllaznim Kelmendi dhe Burim Hazrolli.

Presidenti Ademi në emër të KE të FFK-së edhe një herë falënderoi drejtuesit e këtij Unioni që e kanë zgjedhur pikërisht FFK-në për të qenë partnerë në projektet e përbashkëta, e që për qëllim kanë përmirësimin e kushteve të futbollit, si dhe për tërë kontributin dhe ndihmën e tyre që kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

Ai theksoi se puna e mirë dhe serioziteti i FFK-së kanë bërë që ky partneritet të thellohet, e ku si rezultat i marrëveshjes së mëhershme ndërmjet dy palëve shumë shpejt do të fillohet me ndërtimin e fushave stërvitore në të gjitha regjionet e futbollit në Kosovë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë edhe me komunat.

Në anën tjetër, kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, Nazmi Viqa ka thënë se marrëveshjen me FFK-në e kanë bërë me kënaqësi të madhe, duke pasur parasysh imazhin e këtij institucioni. Ai theksoi se sporti i bashkon njerëzit kudo, teksa futbolli dhe sporti kosovar në përgjithësi kanë dhënë shembullin e imazhit të mirë të shtetit të Kosovës, duke qenë ambasadorët më të mirë të vendit.

Ai theksoi se ka qenë dëshirë e kamotshme e të gjithë anëtarëve të Unionit të Bizneseve që ta japim kontributin e tyre për Kosovën dhe është vlerësuar se sporti, përkatësisht futbolli është segmenti  i duhur ku duhet shtrirë kontributin e tyre.

Në fund të këtij takimi presidenti Ademi ndau nga një dhuratë të veçantë për delegacionin e UBSHGJ-së dhe më pas shtroi edhe drekë të përbashkët.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments